Floriana Garo ka rrëfyer në emisionin “Pushime on Top” jetën si mama, historinë e dashurisë me avokatin e njohur në Zvicër dhe planet për një dasmë të madhe në Shqipëri.
Bukuroshja e njohur ka zgjedhur të kalojë pushime në bregdetin e bukur të Borshit.
“Po e shijoj shumë këtë kohë që po kaloj me vajzën time, duke u lidhur më shumë me të, duke u kujdesur më shumë për të këtu pasi kemi qenë bashkë me njëra-tjetrën. Vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën time, po kaloj pushime të gjata dhe doja që të rrija me të në ajrin e detit të Shqipërisë” tha Floriana.
Ajo tregoi se pasi është bërë nënë ka ndryshuar gjithçka në jetën e saj.
“Nëse unë më përpara kam bërë gjithçka për veten time, tani unë nuk jam më e para, tani gjithçka e bëj për të. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur vargje për të. Unë këndoj “Qengji vogël” dhe ajo e pëlqen”, tha ajo.
Floriana tregoi se dëshiron një familje të madhe dhe për këtë duket se ka gjetur edhe dakordësinë e bashkëshortit të saj.
“Unë doja vajzë ndërsa Enisi donte djalë. Unë dua që të kem edhe një fëmijë ndërsa Enisi do që të kemi tre. Se di nëse do tia dalim por këto janë dëshirat” tregoi me humor Floriana.
Shtatzënia solli edhe ndryshime në pamjen e jashtme të bukuroshes së njohur. “Unë shtova 27 kg dhe I premtova vetes se do të kthehesha sërish në format e mëparshme dhe pothuajse ia kam dalë” tha ajo.
Duke u ndalur te historia e dashurisë me Enisin, Floriana tregoi për herë të parë se ku është njohur me avokatin që rrëmbeu zemrën e saj.
“Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë për vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë. Kënga që na personifikon ne të dyve është “Love in Portofino” tregoi Floriana.
Jeta e re në Gjenevë duket se nuk ka qenë e lehtë për Florianën. “Ka qenë e vështirë, një jetë e re, një kulturë e re, një vend i ri, një mentalitet I ri. Njerëzit janë shumë diskretë, shumë më të mbyllur, më konservatorë dhe ka qenë një sfidë për mua. Unë nuk mund të isha modeli i gruas që thjeshtë do të rrija e do të shijoja. Enisi është kujdesur që mua të më krijonte një hapësirë për t’u përshtatur”, tha Floriana e cila është angazhuar në sipërmarrjet që bashkëshorti i saj ka në Zvicër.
Top Channel