TopAwards/ Genta Ismajli, për herë të parë në “The Top List”

16/08/2018 21:35

Genta Ismajli ka ardhur mjaft energjike në projektin e saj më të ri muzikor, duke iu përshtatur më së miri stinës së verës.

Sipas fansave, kënga e saj më e re, e cila titullohet “Papi” e ka rikthyer këngëtaren në origjinë, duke lënë kështu të nënkuptohet se fansave iu kishte munguar Genta ritmike dhe provokuese.

Është pikërisht ky projekt muzikor që e bën Genta Ismajlin pjesë të ” The Top List” për herë të parë në historinë e klasifikimit, ku për këtë javë, falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, “Papi” pozicionohet në vendin e 95-të.

Për këtë projekt muzikor, Genta ka bashkëpunuar për herë të parë me producentin rumun, Alandy, me të cilin duket se ka goditur në shenjë duke u futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Sa i përket tekstit, ai është punuar nga Endrit Mumajesi ndërsa për videoklipin është kujdesur “Max Production”.

Top Channel