Renditja e FIFA-s kryesohet nga Franca, asnjë ndryshim për Shqipërinë e Kosovën

16/08/2018 14:34

Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj në hierarkinë e futbollit global, pasi pushimet e verës dhe mungesa e sfidave pas Botërorit kanë ruajtur thuajse të njëjtin klasifikim.

Formacioni kuqezi, i drejtuar nga trajneri Christian Panucci, mbetet në vendin e 58 në renditjen e hartuar së fundmi nga FIFA.

Shqipëria mbetet me diferencë fare të vogël nga Sllovenia dhe Koreja e Jugut, por gjithsesi mbi ekipet e Amerikës Latine, si Bolivia apo Ekuadori.

Në klasifikimin e parë pas përfundimit të Botërorit, as Kosova nuk ka rezervuar risi, me vendin e 141-të mes ekipeve modeste si Hong Kongu apo Botsvana.

Turneu i kësaj vere u reflektua dukshëm në klasifikimin e FIFA-s, me Francën kampione të botës në vendin e parë, me 1.726 pikë. Kroacia arriti të shkojë deri në finalen e madhe të Moskës, por pavarësisht rrugëtimit mbresëlënës nuk është as në podiumin e përkohshëm.

Në vendin e dytë është Belgjika, ndërsa i treti është Brazili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA