Atletico, superkampion i Evropës. Reali “mbytet” pa Ronaldon (Foto)

16/08/2018 08:25

Në Talin të Estonisë, Atletico Madrid fitoi Superkupën e Evropës, duke mundur 4-2 Realin e Madridit në shtesa.

Diego Costa kaloi në avantazh skuadrën e Simeones që në minutën e parë të ndeshjes, por “Los Blancos” përmbysën me anë të Karim Benzema (27’) dhe Sergio Ramos me 11-metërsh (63’).

Diego Costa sërish barazoi rezultatin në 2-2 (79’) për të dërguar ndeshjen në shtesa, aty ku Atletico u tregua superior dhe shënoi dy herë të tjera me Saul (98’) dhe Koke (104’).

FOTO GALERI
15/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA