23/11 08:08
Një studim i ri, që ka grumbulluar të dhëna nga 18 studime të mëparshme, ka zbuluar se kush është ushqimi më i mirë për femrat që presin një fëmijë.
Sipas studimit, veza ul mundësinë për lindje të parakohshme dhe ul rrezikun e depresionit.
Autorja e studimit dhe dietologia Cordelia Woodward tha: “Vezët janë të pasura me proteina, me vlera ushqyese dhe burim vitamine D, që është thelbësore për shtatzëninë. Përmbajnë edhe acide yndyrore që ulin rrezikun e lindjes së parakohshme dhe rrezikun e depresionit te nëna”.
Studimi është publikuar në “Network Health Digest”.
Top Channel