Mediat ruse njoftuan sot se presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Rusinë gjatë muajit shtator. Duke cituar presidentin Putin, ato thanë se homologu i tij kinez do të vizitonte qytetin e Vladivostokut, ku pritet të marrë pjesë në një forum ekonomik.
Kjo vizitë pritet me mjaft interes, për më tepër në këto momente, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një luftë ekonomike kundër të gjithëve.
Trump ka rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, duke cënuar drejtëpërdrejtë Kinën, ndërsa ka rikonfirmuar sanksionet ndaj Rusisë, duke sjellë luhatje të monedhës së saj, Rubla.
Takimi i Xi Jinping me Putin mund të shërbejë edhe si një mundësi që dy vendet forcojnë bashkëpunimin dhe të bëjnë një reagim të koordinuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top Channel