Edhe pse është nje artiste e re në tregun muzikor shqiptar, Tayna ka arritur të shndërrohet menjëherë në qendrën e vëmendjes falë talentit të saj.
E publikuar në muajin qershor, “Columbiana”, një bashkëpunim i Tayna dhe Don Phenom, ka 7 javë që qëndron në krye të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Në një intervistë të dhënë, reperja e talentuar ka shpjeguar se “Columbiana” ishte punuar si këngë, në momentin kur Don Phenom iu bashkua asaj, duke e shndërruar këtë këngë një ndër hitet e kësaj vere.
Ndërkohë që po rezulton tepër e suksesshme më këtë bashkëpunim, Tayna ka goditur në shenjë edhe me projektin e saj “solo”, të titulluar “Shqipe”, publikuar rreth një muaj më parë. Falë votave nga ana e publikut, ky projekt muzikor renditet i treti për këtë javë.
Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Dorontina, është duke shijuar suksesin e këtyre dy projekteve muzikore por nga ana tjetër ajo vazhdon të jetë tepër e angazhuar me koncerte në mbarë vendin.
Këtë javë klasifikimit të “The Top List” i janë shtuar 6 projekte të reja muzikore, ku hyrja e re e renditur më mirë është bashkëpunimi i Arnon dhe Killua, “Te Molla”, i cili pozicionohet në vendin e 15-të.
Top Channel