Në një kohë që shumë prej qytetarëve i janë drejtuar zonave bregdetare për t’u freskuar, janë me dhjetëra efektivë të policisë Bashkiake të cilët punojnë nën temperaturat e larta të këtij gushti për mbarëvajtjen e punëve të qytetit.

Në një foto të publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj shihet një prej efektivëve të Policisë Bashkiake i cili ndihmon që të kalojë në anën tjetër të rrugës së Kavajës një person me aftësi të kufizuara.

Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj. Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA