Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori kampion bote pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.

Në arkat e Sevillas do të shkojnë 30 milionë euro dhe disa bonuse në lidhje me paraqitjen, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.

Kështu, pas një pune mjaft të mirë të drejtorit sportiv Mario Monchi, trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA