Kancelarja Angela Merkel tha të martën se një buxhet i planifikuar për zonën euro, mund të integrohet në fondet e shpenzimeve të Bashkimit Evropian, duke shtuar se ajo nuk sheh ndonjë nevojë të menjëhershme për një ministër të financave për monedhën e bllokut.
Duke folur për banorët e qytetit lindor të Jenës gjatë një takimi, Merkel përsëriti mbështetjen e saj për një marrëveshje të arritur me Francën në qershor, për të rritur investimet dhe për të forcuar konvergjencën ekonomike në eurozonë.
“Për momentin jemi të prirur drejt integrimit të një buxheti të eurozonës, në buxhetin evropian, në mënyrë që Parlamenti Evropian të mund ta mbikëqyrë atë”, tha Merkel.
Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord në qershor për të detajuar një paketë reformash për eurozonën, duke përfshirë edhe një buxhet shtesë, deri në fund të vitit.
Top Channel