Merkatoja në Serinë A është futur në tre ditët e fundit dhe klubet po nxitojnë të bëjnë korrigjimet e nevojshme, para se të shtunën të ngrihet sipari dhe të startojë kampionati.

Kështu Napoli, pasi largoi Inglessen te Parma, është gati të kënaqë Ancelottin, duke i sjellë një sulmues që e njeh mjaft mirë Serinë A dhe që garanton shumë gola.

Bëhet fjalë për bomberin e Torinos, Andrea Belotti, për të cilin Napoli ka gati 30 milionë euro dhe kartonët e dy futbollistëve, Chiriches dhe Rog, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ancelottit.

Presidenti Cairo kërkoi 100 milionë euro për kartonin e tij verën e kaluar, por pas një sezoni nën pritshmëritë dhe me dëmtime të shpeshta, tani mund të pranojë ofertën napolitane për bomberin.

Top Channel