Pagesa më të lira në banka! Hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
23/11 15:07
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është rritur me 58% numri i bizneseve të reja në sezonin turistik.
Referuar të dhënave numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 Qershor – 13 Gusht ishte 1,531 ose 58% më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.
DRT Sarandë, sipas të dhënave shënoi rritjen me të lartë, rreth 44% të bizneseve të reja të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me DRT Lezhë me rreth 33% dhe DRT Vlorë me rreth 24%.
Top Channel