
Të gjithë presin Luka Modriçin, por te Interi kanë zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollisti pasditen e sotme. Bëhet fjalë për senegalezin Keita Balde Diao, i cili vjen nga Monaco me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Zikaltrit kanë paguar 6 milionë euro menjëherë për huazimin e ish sulmuesit të Lazios dhe mund të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 30 milionë të tjera verën e ardhshme.
Sulmuesi ka mbërritur mbrëmë në Milano dhe gjatë ditës së sotme ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën 5-vjeçare me skuadrën e Interit.
Ndërkohë, sa i përket pistës Modriç, mesfushori është nisur për në Talin me skuadrën e Realit të Madridit, ku do të luajë Superkupën e Europës dhe shpresat për transferimin e tij në Milano, po veniten gjithnjë e më shumë.
Top Channel