Barcelona e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke shtuar edhe një trofe në “palmaresin” e saj pas daljes së parë zyrtare në fushat e blerta për sezonin 2018-2019.
Në Tangeri, një qytet maroken, Sevilla e nisi në mënyrë befasuese ndeshjen e Superkupës spanjolle, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9 me anë të Sarabias, pas asistit të Muriel.
Por, në fundin e pjesës së parë, Pique do të gjente golin e barazimit, pasi topi i goditur prej Messit u kthye mbrapsht nga shtylla, për t’i lënë vend më pas golit të Dembelè në minutën e 78, që gjithsesi nuk do të ishte akti i fundit i ndeshjes. Heroi i takimit u bë portieri Ter Stegen, i cili priti një penallti të ekzekutuar keq nga Ben Yedder.
Kjo ishte ndeshja e parë e Barçës pa kapitenin historik Iniesta, ndërkohë që në sulm, Valverde kishte hedhur Messin, Dembelènë dhe Suarezin, duke lënë në stol Coutinhon. Ky është trofeu i 13 i Superkupës së Spanjës në historinë e katalanasve.
Top Channel