Skënderbeu e Laçi diskutojnë trofeun e parë sezonal

12/08/2018 10:06

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore pritet të startojë javën e ardhshme, por atmosfera do të ndizet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku në orën 20:00 do të diskutohet Superkupa e Shqipërisë.

Skënderbeu fitoi gjithçka sezonin e kaluar, por rregullorja përcakton që të jetë pikërisht finalistja e Kupës së Shqipërisë, që të zhvillojë ndeshjen e Superkupës në raste të tilla, ndaj bardhekuqtë do të përballen sotme me Laçin.

Të dy skuadrat vijnë me ndryshime të shumta, krahasuar me finalen e Kupës, të luajtur në maj, në “Elbasan Arena”, duke filluar që nga trajnerët, deri te organika e lojtarëve.

Pas problemeve me UEFA-n, Skënderbeu ia ka besuar drejtimin ish kapitenit, Orges Shehi, ndërsa nga skuadra janë larguar disa nga liderët e skuadrës së vitit të kaluar, si Sabien Lilaj, Tefik Osmani, Enis Gavazaj, Xhejms Adeneyi, Ali Soëe, etj.

Në skuadër janë afruar shumë të rinj interesantë, por përshtatja e tyre natyrisht që mund të kërkojë kohën e saj, ndaj Shehi do të bazohet te kreativiteti i Dejvi Bregut, për të shtangur laçjanët sot.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë janë më të avancuar me përgatitjet, pasi kanë zhvilluar 4 takime ne eliminatoret e Europa Leagues, por kanë një tjetër problem.

Kjo pasi me largimin e Besnik Prengës, pasuesi i tij, Artan Mergjyshi ka vetëm pak ditë që është ulur në stolin e Laçit dhe nuk e njeh ende si duhet grupin.

Top Channel