
24/05 15:52
Ishte një zhgënjim total në Botërorin e Rusisë me Poloninë, por menjëherë sapo është bashkuar me Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka shpërthyer duke shënuar 3 gola në fitoren 5-0 ndaj Eintracht Frankfurt në Superkupën e Gjermanisë.
Polaku ishte ai që shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa ishte sërish ai që shënoi me nisjen e pjesës së dytë. Dy golat e tjerë për kampionët e Gjermanisë u shënuan nga Coman dhe Alcantara.
Me rezultatin 5-0 dhe me një trofe, Bayerni i ka bërë një nisje të shkëlqyer këtij sezonin me Niko Kovac në stol.
Top Channel