24/05 15:52
Ata janë finalistët e Champions të vitit të kaluar dhe këtë e kanë treguar edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Premier League.
Liverpool i Jurgen Klopp e nisi sezonin me një fitore të pastër 4-0 në shtëpi ndaj Ëest Ham, duke dhuruar edhe spektakël në “Anfield”-in e tej mbushur.
Egjiptianit Salah i mjaftuan vetëm 19 minuta nga ky sezon për të vulosur golin e tij të parë, ndërsa në fundin e pjesës, Mane dyfishoi shifrat.
Dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë me autorë sërish Mane dhe Sturridge. Pak minuta, Klopp rezervoi edhe për Shaqirin, i cili u aktivizua në minutën e 82, duke zëvendësuar autorin e dy golave, Mane, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë.
Top Channel