Foto ilustruese

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër më fshatin Vinjoll të bashkisë Mat një ditë më parë, kanë shkaktuar edhe dëmtimin e disa banesave.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi 12 shtëpi u dëmtuan në Bashkinë Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj. 8 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, si edhe 47 banesa të dëmtuara në Bashkinë Bulqizë.

Në terren në zonat e prekura, sot është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako. Tërmeti qe tronditi sërish Shqipërinë dje pasdite ishte i fortë, me magnitudë 5.1 te shkallës rihter.

Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Sizmiologët thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji. Sizmiologët e Institutit të Gjeoshkencave në Tiranë thanë se tërmeti u pasua edhe me lëkundje të tjera, ndërsa u ndie edhe në shtetet fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA