Më 12 gusht 1968 në Londër, në bodrumin e një dyqani disqesh, u mblodhën katër të rinj. Këngëtari Robert Plant, bateristi John Bonham, kitaristi James Patrick Page dhe John Paul Jones, që fillimisht ishte basist.
E njihni “Train Kept A-Rollin’?”, tha Page. Versioni që luajtën ishte shpërthyes. Në këtë moment, lindën Led Zeppelin, grupi i rokut që ka lënë gjurmë të pazëvendësueshme në rrokun e viteve ‘70.
Më 7 shtator 1968, katër të rinjtë dolën në skenë për të parën herë, në Danimarkë, të prezantuar si The new Yardbirds. Grupi u mblodh në një studio regjistrimi më vonë, po atë muaj, për të nisur punën për albumin debutues, por tani si Led Zeppelin.
Sot, grupi legjendë mbush 50 vjeç dhe shumëkush kish shpresuar për një ribashkim, por kjo nuk ndodhi.
Top Channel