Si çdo vit emigrantët shqiptarë kanë përfituar nga ditët e pushimit për t’u kthyer në atdhe, çka ka sjellë më shumë lëvizje dhe një numër të lartë automjetesh në territorin doganor.

Fluksi i shtuar është menaxhuar si nga pala greke edhe nga ajo shqiptare, e cila në momentet e pikut të lëvizjes ka kthyer sportelet dalëse në funksion të hyrjes së emigrantëve në Shqipëri.

Të pyetur për situatën emigrantët kanë treguar se kanë zgjedhur që si për çdo rast edhe festën e Shën Mërisë ta kalojnë në Shqipëri.

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Qarkut Korçë, bëjnë me dije vetëm gjatë ditës së djeshme, kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës 6313 shtetas shqiptarë e të huaj.

Në dalje, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj ka arritur në 3513. Ndërsa në Qafë -Thanë janë regjistruar 5380 shtetas shqiptarë e të huaj në hyrje dhe 3780 në dalje. Numri i të ardhurve nga këto vendkalime kufitare pritet të rritet në ditët në vazhdim.

Sipas të dhënave pala jonë ka punuar me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërkohë që në momentet e fluksit është punuar edhe me procedurë të përshpejtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA