Pas Manchester United-Leicester, të luajtur mbrëmjen e të premtes, sot ishte radha e Tottenhamit që të startonte sezonin, në transfertën ndaj Newcastle-t.
Ashtu si “djajtë e kuq” edhe “Spurs” e nisën sezonin me fitore, duke iu imponuar skuadrës së drejtuar nga Raffa Benitez me rezultatin 1-2.
Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, kur Vertohngen dhe Dele Alli shënuan për Tottenhamin, ndërsa Joselu barazoi përkohësisht rezultatin për Newcastle-n.
Pjesa e dytë prodhoi raste të shumta dhe lojë mjaft të bukur, por asnjë nga lojtarët nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Tottenham u bë protagonist i merkatos së verës, pasi shënoi një rekord duke mos shitur dhe blerë asnjë lojtar, nga ata që mbyllën sezonin e kaluar, por takimi i sotëm tregoi se trajneri Pochettino nuk ka pasur nevojë për të tjerë futbollistë.
Gjithashtu edhe Chelsea ka treguar se këtë vit do të jetë një kockë e fortë nën drejtimin Maurizzio Sarri, duke fituar me rezultatin 0-3 kundër Huddersfield.
Top Channel