Premier League, Man Utd e nis me fitoren 2-1 ndaj Leicesterit (Foto/Video)

10/08/2018 22:53

Premier League i dha fund pritjes dhe hapi siparin këtë të premte me ndeshjen Manchester United-Leicester, një ndeshje në fund të 90-minutëshit të luajtur në “Old Trafford” pa triumfatorë të besuarit e Jose Mourinhos.

U deshën vetëm 3 minuta lojë nga fillimi i sezonit të ri të kampionatit anglez, që një kampion bote i sapokthyer nga suksesi, si Paul Pogba, i cili në këtë takim mbante edhe shiritin e kapitenit, të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit për të kaluar në avantazh “djajtë e kuq”. Daniel Amartey i miqve u penalizua për një prekje të topit me dorë pas vetëm 75 sekondash lojë.

Ndeshja kishte një domethënie të veçantë, pasi vinte pas irritimit të shfaqur hapur nga ana e trajnerit portugez Mourinho, për mosarritjen e afrimit të objektivave të tij gjatë kësaj merkatoje verore, njëri prej të cilëve ishte edhe Harry Maguire, i cili aktivizohet në radhët e Leicesterit të drejtuar nga Claude Puel.

Rezultati do të mbetej i pandryshuar për pjesën më të madhe të kohës, derisa të vinte minuta e 83-të, kur Luke Shaw do të dyfishonte shifrat dhe do të bënte praktisht të sigurtë 3-pikëshin e parë sezonal për Manchester United.

Gjithsesi, një shije të hidhur iu shkaktoi Jamie Vardy, i cili do të ngushtonte diferencën në 2-1 në kohën shtesë.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA