Masakra në Vlorë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Autori i rrezikshëm

10/08/2018 19:24
Autori i masakrës në Resulaj të Vlorës, Ridvan Zykaj

8 persona janë ekzekutuar në Resulaj të Vlorës pasditen e së premtes, ku një 24-vjeçar për motive ende të paqarta ka qëlluar ndaj tyre, duke shënuar edhe një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Lexo edhe:

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi t’i shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA