Novak Djokovic është surpriza e madhe e turneut Masters të Torontos që ka filluar prej ditësh në Kanada.

Tenisti serb, tashmë numri 9 i renditjes, u mund në raundin e tretë nga greku Tsitsipas me rezultatin 2-1. Tsitsipas fitoi setin e parë 6-3, por Djokovic iu kundërpërgjigj në të dytin që e fitoi me “tiebreak” 7-6 për të vënë ekuilibrin në këtë ndeshje. Në setin final ishte Tsitsipas që bëri sërish një paraqitje më të mirë me grekun që e fitoi fraksionin 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Nuk gaboi numri 1 i botës, Rafael Nadal që mundi një rival të vështirë si Stanislav Wawrinka për të siguruar një vend në raundin pasardhës. Spanjolli vuajti jo pak në ndeshjen e tij me zviceranin edhe pse e mundi atë 2-0. Setin e parë Nadal e mbylli 7-5, ndërsa të dytin e fitoi me “tiebreak” 7-6.

Më të lehtë e pati ndeshjen e tij Alexander Zverev që mundi Medvedev me rezultatin 2-0. Tenisti gjerman ishte superior ndaj kundërshtarit të tij duke i fituar setet e kësaj sfide me rezultatin 6-3 dhe 6-2. E njëjta histori edhe për sfidën mes Marin Cilic dhe Diego Schwartzman.

Tenisti kroat regjistroi të njëjtin rezultat në sfidën e tij me argjentinasin si ai i gjermanit teksa e fitoi ndeshjen 2-0 me sete 6-3 dhe 6-2.

U kualifikuan për në raundin tjetër të Turneut Masters të Torontos edhe Dimitrov dhe Kachanov që mundën respektivisht Tiafoe dhe John Isner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA