Merkatoja e futbollit për ekipet angleze u mbyll zyrtarisht pasditen e kësaj të enjteje, me një fushatë që mund të përkufizohet me frazën: më shumë blerje lojtarësh në objektiv dhe më pak investime të çmendura.
Krahasuar me një vit më parë, janë afro 300 milionë euro më pak të shpenzuara, e kjo për “faj” të të mëdhave që kanë investuar relativisht pak për përforcimin e ekipeve të tyre.
Këtu bën përjashtim Liverpooli, i cili ka shpenzuar shumë për ish-portierin e Romës, Alisson, sikurse edhe Chelsea, që bëri një “çmenduri” sërish për portën, duke rrëmbyer Kepa nga Athletic Bilbao, duke i bërë ata portierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Tottenhami nuk ka regjistruar asnjë lëvizje, as blerje dhe as shitje.
Gjatë këtij sesioni veror merkatoje futbolli, klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro për përforcime, ose 300 mln euro më pak sesa vitin e kaluar.
Top Channel