Ullinjtë mbesin pa vjelë/ Sipërfaqe të mëdha në Lushnjë të pashfrytëzuara prej mungesës së punëtorëve
24/11 12:50
Arben Ahmetaj, ministri i Financave ka thënë se vetë në 7-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese, duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës mbi rënien e biznesit në vend dhe punësimin.
“E vërteta e punësimit, bizneseve të reja dhe ecurisë ekonomike! Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi. Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara). Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!”, shpjegon Ahmetaj.
Top Channel