Kamionçina bie në humnerë, aksidentohen 3 punonjës të HEC të Komanit

08/08/2018 08:11

Tre punonjës të hidrocentralit të Komanit janë plagosur pasi mjeti me të cilin ishin duke udhëtuar ra në humnerë

“Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të forte”, thotë policia e Shkodrës.

Të tre të plagosurit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel