Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shqetësuar banorët e lagjes “Pavarësia 3”, por që fatmirësisht rezulton pa shkaktuar të plagosur.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22 të mbrëmjes, kur disa persona kanë shtënë 3 herë me armë zjarri tip pistoletë.
Reagimi në kohë i efektivëve të policisë së Rendit ka bërë që autorët të identifikohen, ndërkohë që po punohet për kapjen e tyre.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe një grup hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Arsyet e të shtënave nuk dihen, por policia ka gjetur në vendngjarje disa gëzhoja.
Top Channel