Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se këtë të hënë Shtëpia e Bardhë do të njoftojë një rikthim të sanksioneve ndaj Iranit, të cilat iu hoqën nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.
Para gazetarëve Pompeo ka deklaruar se SHBA do të “zbatojnë sanksionet” që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në muajin Maj për të nxjerrë SHBA nga marrëveshja e 2015-s, e cila ka liruar Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të aktivitetit nuklear.
Më herët zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se duke filluar nga 7 gushti, Qeveria iranine nuk do mund të blejë monedha amerikane dhe se sanksionet do të shtrihen në industrinë e shtetit, duke përfshirë eksportin e qilimave të famshëm persianë.
Në komentet e tij, Pompeo ka deklaruar se presioni i shtuar ndaj Teheranit është përgjigje ndaj “aktivitetit të dëmshëm të Iranit”.
Top Channel