Policia Rrugore në Durrës: 17 të arrestuar në fundjavë, 51 leje drejtimi të pezulluara

06/08/2018 09:46

Policia e Durrësit njofton se vetëm gjatë fundjavës janë shoqëruar në komisariat 17 persona, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motorçikletat pa leje drejtimi.

Po ashtu, bahet e ditur se janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

Në njoftim thuhet se policia gjithashtu është e angazhuar maksimalisht për te menaxhuar trafikun e shtuar si pasojë e fluksit të pushuesve.

Top Channel