Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike e ekonomike me Kanadanë

06/08/2018 10:16

Arabia Saudite ka dëbuar ambasadorin e Kanadasë dhe ka pezulluar investimet dhe marrëveshjet e reja për tregti me këtë shtet, duke akuzuar Otavën për ndërhyrje në çështjet e brendshme.

“Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të pranojë ndërhyrje në çështjet e brendshme. Do të pezullojmë të gjitha transaksionet e reja në tregti me Kanadanë, duke ruajtur të drejtat për të marrë vendime të mëtejshme”, ka thënë ministria e Jashtme më 5 gusht, pasi Ambasada e Kanadasë në Riad ka bërë thirrje për lirimin e disa aktivistëve të burgosur.

Zyra e Jashtme e Kanadasë ka publikuar një deklaratë më 3 gusht, në të cilën thuhej se “Kanadaja është thellësisht e shqetësuar për arrestimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe aktivistëve për të drejtat e grave në Arabinë Saudite, duke përfshirë Samar Badawi. “Ne i bëjmë thirrje Arabisë Saudite të lirojë ata menjëherë dhe të gjithë aktivistët tjerë paqësorë për të drejtat e njeriut”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Trashëgimtari i fronit, Princi saudit, Muhammad bin Salman, pati premtuar se do të hapë ekonominë e shtetit konservativ dhe se do të lehtësojë politikat kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA