Tashmë duket se është më shumë se një hipotezë. Objektivi i radhës i Milanit është mesfushori i PSG, Adrien Rabiot.

Ditët e fundit është folur gjerësisht për këtë interesim, ndërsa të dielën mediat italiane shkruajnë se Leonardo do të niset për në Paris për të diskutuar me klubin, por kjo ende nuk është e konfirmuar. Duke parë që kuqezinjtë janë në kërkim të një përforcimi cilësor për mesfushën, lojtari i PSG i përshtatet totalisht profilit të kërkuar nga drejtuesit e Milanit.

Kontrata e Rabiot me kampionët e Francës skadon në vitin 2019, por PSG ka programuar t’ia rinovojë shumë shpejt kontratën. Nëna, njëkohësisht menaxherja e Rabiot ka refuzuar ofertën e Barcelonës pak ditë më parë, me katalanët që më pas morën Vidal nga Bayerni.

Sigurisht që për Milanin do të jetë e vështirë ta shembë “murin” që e ndan nga Rabiot, por Leonardo i ka të gjitha kartat për ta tentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA