Ishte prenotuar për të marrë nusen, gjatë një ceremonie martesore, por ka përfunduar i përplasur me një pemë, e për pasojë është detyruar të bëjë ulje të detyruar.

Kjo ngjarje raportohet nga qyteti i Korçës, duke iu referuar aksidentit ajror të një helikopteri të një shoqërie private.

Nga aksidenti i ndodhur vetëm pak minuta më herët në periferi të qytetit të Korçës nuk ka të lënduar, por policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke e rrethuar atë.

Nga raportimet paraprake dyshohet se helikopteri po fluturonte ulët, e për pasojë është përplasur me një pemë. Ekuipazhi është në gjendje të mirë, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur dasmorë të tjerë në helikopter.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA