Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga efektivë të Policisë Rrugore në Qarkun e Dibrës, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.

49-vjeçari Enver Koçi, nga Ostreni i Madh i Bulqizës, është arrestuar pasi drejtonte në gjendje të dehur një autobus me 30 punëtorë, një mjet jashtë kushteve teknike dhe pa u pajisur me leje drejtimi. Pas kontrollit të policisë, ai rezultoi të kishte konsumuar alkool në masën 0.89 mg/l.

Ndërkohë, është arrestuar edhe 50-vjeçari Kujtim Gjoni nga Tirana, edhe ky duke drejtuar në gjendje të dehur një furgon jashtë kushteve teknike. Pas kontrollit të policisë, ky shtetas rezultoi me përdorim pijesh alkoolike në masën 0.88 mg/l.

Të dy shtetasit janë ndaluar në aksin rrugor Qafë Bualli-Peshkopi, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Dibrës për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA