Vodhi argjendarinë në Durrës, arrestohet pas 4 muajsh në Tiranë

04/08/2018 10:04

Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e një argjendarie të ndodhur në prill të këtij viti, duke vënë në pranga dhe autorin.

Robert Hasmuça, 22 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes është vënë në pranga në Tiranë, teksa është zbuluar me metodat speciale të hetimit, në sajë të operacionit të koduar “Argjendaria”. Në argjendarinë në bulevardin kryesor të Durrësit u vodhën rreth 5.6 milionë lekë.

“Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë”, thotë policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim.

Top Channel