Raporti i OKB-së: Korea e Veriut vijon programin bërthamor

04/08/2018 10:52

Korea e Veriut nuk e ka ndalur programin bërthamor, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara, thuhet në një raport të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Raporti thotë gjithashtu se Pheniani ka nisur një “rritje masive” të transferimeve ilegale të produkteve të naftës dhe po përpiqet të shesë armë jashtë vendit.

Raporti konfidencial nga një grup ekspertësh të pavarur ishte të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB, por vetë Korea e Veriut nuk ka komentuar asgjë për gjetjet e dokumentit. Javën e shkuar, zyrtarët amerikanë thanë se Pheniani duket se po ndërton raketa të reja balistike, pavarësisht premtimeve për çarmatim bërthamor dhe një ngrohje të marrëdhënive me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë për Uashington Post se satelitët spiunë kanë treguar aktivitet të vazhdueshëm në një zonë që ka prodhuar raketa balistike. Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u takuan në qershor në Singapor dhe të dy liderët premtuan se do të punonin për çarmatimin bërthamor, pa dhënë shpjegime specifike se si do të ishte kjo.

Pheniani aktualisht është nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane mbi testet e saj bërthamore dhe raketore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA