E diela e 5 gushtit rikthen në ekranin e Top Channel aktorin aq të dashur për mijëra femra në mbarë botën, Gabriel Garko, në pjesën e pestë dhe të fundit të serialit “Nder dhe respekt”.

Toni Fortebrace rikthehet për Aktin Final të sezonit të ri të serialit italian “L’onore e il rispetto”, një prodhim i vitit 2017, që vjen premierë në ekranet shqiptare.

Toni vendosë të heqë dore përfundimisht nga krimi i organizuar dhe t’i përkushtohet familjes së tij. Por mafiozët e gjejnë dhe e torturojnë, e kur ai mundet t’ia mbathë, tashmë ka humbur krejtësisht kujtesën. Pak nga pak nis të kujtojë disa gjëra, i gatshëm të bashkëpunojë me kriminelët vetëm që të hakmerret për familjen e tij.

Dashuria e tre grave në jetën e tij do të sjellë ndryshime. Urrejtje dhe hakmarrje, ndërsa Toni mbetet ende në rrezik edhe këtë sezon të pestë.

Tetë episode nga 100 minuta do t’ju shoqërojnë në ekranin e Top Channel, nga data 5 gusht, çdo të dielë në ora 15.35!

Top Channel