Moti i nxehtë në Europë ka goditur më shumë Portugalinë dhe jugun e Spanjës, ku temperaturat kanë arritur rekordin e 48 gradë Celcius dhe që pritet të rriten edhe më tepër këtë fundjavë.
Tetë vende në qendër, jug dhe lindje të Portugalisë kanë thyer tashmë rekordin e temperaturave të larta të një moti të paprecedentë. Ndërsa Organizata Botërore e Meteorologjisë thotë se rekordi është vendosur në Athinë të Greqisë në 1977, 48 gradë Celsius.
Por jo vetëm në jug të Evropës. Suedia është ende nën kërcënimin e zjarreve të javëve të fundit, që janë shtrirë tashmë në rrethi e Arktikut. Autoritetet shtetërore atjeparalajmërojnë një rrezik të lartë të zjarreve dhe ne qendër dhe jug të Suedisë këtë fundjavë, pasi moti vijon të jetë i thatë dhe me erëra të forta. Ndërkohë në Britani pritet vala e dytë e të nxehtit këtë verë, që nga Spanja e Portugalia do të mbërrijë gjatë javës në veri të Evropës.
Mjaft vende në Evropë kanë marrë masa për përballimin e një moti të nxehtë, ku kryesore janë përkujdesja ndaj moshave të treta, parandalimi i zjarreve. Ndërkohë në Budapest kafshët e kopshteve zoologjike po i ushqjenë me ushqime ngrira, e në Finlandë një supermarketë i lejon klientët të flejnë aty për të qendruar freskët.
Një mot i tillë në fakt ka shkaktuar dëme dhe në bujqësi, ku të mbjella janë shkatërruar dhe fermerët po paralajmërojnë se për shkak të produkteve të reduktuara do të rriten dhe çmimet.
Top Channel