John Tilio është një tjetër talent i ri në tregun muzikor shqiptar, i cili sapo ka publikuar projektin e tij të ri muzikor dhe menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

22-vjeçari, i cili muzikën e ka patur pasion që në moshën 12-vjeçare, studion për Shkenca Kompjuterike, një profil krejtësisht ndryshe nga pasioni i tij.

Pavarësisht se ka zgjedhur të studiojë për këtë profil, John dëshiron që muzika të mos jetë vetëm një pasion por një profesion në të ardhmen.

“Aktore” titullohet projekti i tij më i ri muzikor, i cili në fakt është i dyti profesional. Debutimi i tij i parë në muzikë ka qenë një bashkëpunim me Vinsmoker, “Prek çdo limit”, publikuar shtatorin e vitit të kaluar.

Sa i përket “Aktore”, John ka bashkëpunuar me “Fourinfinit”, i cili ka punuar këtë këngë në mënyrë profesionale ndërsa muzika është punuar nga “Don Production”, Gramoz Kozeli dhe Robert Frroku.

Ndërkohë që ka kaluar një kohë e gjatë nga projekti i tij i parë muzikor, John tregon për “Top Awards” se vendosi të vinte me një projekt muzikor i cili i përshtatej stinës së verës dhe të bënte diçka të veçantë.

Në fakt mund të themi që kjo këngë është tepër e veçantë pasi që në javën e parë të publikimit, ajo është bërë pjesë e “The Top List”, duke zënë vendin e 90-të.

John ka premtuar gjithashtu për “Top Awards” se shumë projekte të tjera muzikore do të vijnë në vijim dhe nuk do të jenë vetëm “solo”, por edhe bashkëpunime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA