Autoritetet në Kaliforni kanë paralajmëruar evakuim të ri si pasojë e zjarreve, të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll.Zyrtarët e Agjencisë Amerikane të Shërbimeve Pyjore njoftuan se është dhënë urdhër për evakuimin e 14 mijë personave për shkak të zjarrit pranë Pyllit Nacional Mendocino
Nga ana tjetër, zyrtarët thanë se zjarri që nisi javën e kaluar në rajonin Shasta në veri të Kalifornisë, i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, është marrë nën kontroll 39 për qind, por ka përfshirë një sipërfaqe prej 506 kilometrash katrorë.
Po ashtu, zjarri që shpërtheu në veri të San Franciscos dhe shkaktoi dëmtimin e 16 shtëpive ka vazhduar të rritet, thanë zyrtarët, duke shtuar se mbi 8 mijë ndërtesa janë të rrezikuara nga zjarri.
Top Channel