Mesfushori kilian, Arturo Vidal u kthye këtë verë në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton europiane, por mes shumë ofertave vendosi të vazhdojë karrierën te Barcelona. Skuadra katalanase hyri e fundit në garën për të firmosur me lojtarin nga Amerika Latine, por tregoi vendosmërinë më të madhe, duke arritur dhe akordin.

Vidal, i cili ndodhej prej javësh në negociata me Interin, me zikaltrit që ofronin më shumë, pranoi të luajë që nga ky muaj me Barcelonën, e cila do ta paguajë 9 milionë euro në sezon, për 3 vitet e ardhshme. I ndikuar nga trajneri Kovaç, Bayern Munchen vendosi të nxjerrë në treg futbollistin energjik nga shitja e të cilit do të përfitojë 20 milionë euro.

Sipas mediave gjermane, Vidal zhvilloi stërvitjen e fundit me bavarezët duke u përshëndetur dhe me kampionët e Gjermanisë dhe nuk do të jetë në miqësoren ndaj Manchester United. Kiliani Vidal bëhet blerja e katërt e Barcelonës në pak javë, pas firmës me Artur, Lengle’ dhe brazilianin Malkolm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA