Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Lionel Scaloni dhe Pablo Aymar janë ata që do të drejtojnë përkohësisht skuadrën përfaqësuese të Argjentinës. Scaloni që drejton edhe skuadrën e U20 ishte asistenti i Jorge Sampaolit, ndërsa Aimar është trajneri i përfaqësueses argjentinase të 17 vjeçarëve.
Ai që e konfirmoi lajmin ishte presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia në një konferencë p[ër shtyp pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të institucionit që ai drejton.
Në fjalën e tij, tapia theksoi se kjo zgjedhje i jep mundësinë atij që të fitojë më shumë kohë në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për pankinën e përfaqësueses bardhekaltër që në Botërorin e Rusisë dështoi totalisht.
Scaloni dhe aimar, të cilët nuk dihet ende se sa do të qëndrojnë në këtë detyrë, do të bëjnë debutimin e tyre me ndeshjet miqësore që Argjentina do të luajë me Guatemalën e Kolumbisë në 7 dhe 11 shtator në SHBA.
Top Channel