Koreja e Veriut nuk po ecën drejt denuklearizimit, e këtë e pranon edhe Sekretari amerikan i Shtetit.
Sipas Mike Pompeos, Peniani po dështon në përmbushjen e premtimit të tij për denuklearizim, duke vazhduar të shkelë disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Duke folur në një samit për sigurinë aziatike, në Singapor, Pompeo tha se duhet bërë ende shumë punë për një Penian pa armë bërthamore.
Komentet e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se, presidenti Donald Trump ka marrë një letër nga udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, të cilës edhe i është përgjigjur.
Korrespondenca vjen pas takimit të tyre në muajin qershor dhe vlerësimeve optimiste të Trumpit se gadishulli Korean do të denuklearizohet.
Trump e falënderoi Kim Jong-unin për “letrën e bukur” dhe tha se mirëpret një takim tjetër “së shpejti”. Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e letrave të shkëmbyera.
Top Channel