Daniel Ricciardo nuk do të drejtojë makinën Red Bull në Botërorin e Formula 1 të vitit të ardhshëm. Piloti australian vendosi të largohet nga skuderia austriake në fund të këtij sezoni, lajm që u zyrtarizua nga vetë drejtuesit e Red Bull të cilët më parë kishin marrë edhe pohimin e vetë Daniel Ricciardos.

“E respektojmë zgjedhjen e Ricciardos dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen, – tha Christian Horner, – tani do të vlerësojmë të gjitha opsionet për të gjetur pilotin e duhur për ta vënë përkrah Verstappen në vitin 2019”.

Lajmi për largimin e Ricciardos nga Red Bull ishte si një rrufe në qiell të hapur për këtë skuderi që erdhi pikërisht pas fillimit të pushimeve të Formula 1 dhe në një moment ku nga çasti në çast pritej rinovimi i kontratës së australianit me skuadrën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA