Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka marrë një letër të mërkurën, nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Trump në Twitter, por edhe nga shefja e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders.
“Korrespondenca e vazhdueshme mes dy liderëve vjen pas takimit të qershorit në Singapor dhe synon të çojë përpara angazhimet e bëra në deklaratën e përbashkët të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut”, tha Sanders në një deklaratë.
Nga ana tjetër, Trump njoftoi për letrën e të mërkurës dhe përfitoi nga rasti për të falënderuar Kim Jong-un, për kthimin e trupave të disa të rënëve në Luftën e Koresë, më 1950-1953.
“Mezi pres të të shoh së shpejti”, shkroi Trump në Twitter, por burime pranë Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar se nuk ka asnjë plan të afërt për një takim të dytë mes presidentit amerikan dhe liderit koreano-verior.
Top Channel