“Tarifat e reja të SHBA-ve, nuk ndikojnë në ekonominë e Kinës”

02/08/2018 22:12

Tarifat e reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërcënojnë se do të vendosin ndaj mallrave të importuara nga Kina, nuk do të ndikonin aspak në ekonominë e vendin aziatik.

Këtë deklaratë dha Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, në një intervistë për Fox Business News, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij konkluzioni.

“Nuk është diçka që do të ketë pasoja kataklizmike. Një tarifë prej 25 %, mbi importet prej 200 milionë dollarësh, do të arrinte në 50 miliardë dollarë, shifër që zë më pak se 1 % të ekonomisë së Kinës”, deklaroi Ross.

Sekretari Amerikan i Tregtisë vijoi edhe më tej, duke thënë se tani “presidenti Trump ndjen se është koha më e përshtatshme, për të shtuar presionin ndaj Kinës dhe për të modifikuar sjelljen e saj në treg”.

Kërcënimet e Trump për tarifa më të larta gjithashtu peshuan në tregjet financiare të Kinës, por Wang Yi, diplomati më i lartë i qeverisë kineze, tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ushtruar presion mbi Kinën do të ishin të kota, duke u bërë thirrje politikëbërësve të saj të tregtisë, që të “qetësohen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA