Nëse për Cristiano Ronaldon ishin të mjaftueshëm 105 milionë Euro për ta dërguar te Juventus, për futbollistin më të mirë të botërorit do të duhet të paktën shtatëfishi i asaj që u shpenzua për portugezin.

Reali i Madridit ka kërkuar t’i vendosë disi fre’ eksodit të lojtarëve më të mirë duke ndalur që në nisje negociatat mes Interit dhe Luka Modriç.

Ideja që pak javë më parë as që mund të mendohej, ka sjellë agjentë e futbollistit kroat në Milano por presidenti i madrilenëve, Florentino Perez e deklaroi ballkanasin të pashitshëm.

Sipas biznesmenit që drejton Realin e Madridit, kjo marrëveshje mund të konkretizohet vetëm nëse thyhet çdo rekord i mendueshëm në merkato.

“Luka Modriç nuk do të ikë nga Reali, vetëm nëse ndonjë është gati të paguajë 750 milionë Euro për të”, tha Florentino Perez. Por në gjithë këtë situatë, vullneti i lojtarit mund të rezultojë vendimtar ashtu sic ndodhi me Ronaldon te Juventus.

Nëse bindet Reali, Luka Modriç mund të gjejë një koloni të tërë kroate tek Inter, me Brozovic, Perisiç e Vrsaljko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA