Ndërhyrja ushtarake në Zimbabve, OKB-Britani-SHBA bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje

02/08/2018 09:29

Shtypja qeveritare në Zimbabve pas zgjedhjeve të së hënës ka nxitur ndërkombëtarët që të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje. Kombet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ish-fuqi kolonizatore, shprehën shqetësim për dhunën, gjatë së cilës mbetën të vdekur 3 persona nga të shtënat e ushtarëve.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare i dhanë fitoren partisë qeverisëse “Zanu-PF”, në të parat votime të zhvilluara që prej largimit të ish-sundimtarit Robert Mugabe. Por, opozita pretendon se “Zanu-PF” ka manipuluar zgjedhjet.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk është deklaruar ende. Aleanca opozitare “MDC” këmbëngul se kandidati i saj, Nelson Chamisa e ka mposhtur presidentin në detyrë, Emmerson Mnangagwa.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje politikanëve në Zimbabve të vetëpërmbahen, ndërsa Sekretarja e Jashtme britanike, Harriett Baldwin tha se ishte “tejet e shqetësuar” nga dhuna.

Ambasada amerikane në Harare i bëri thirrje ushtrisë për vetëkontroll gjithashtu, përmes “Twitter”-it, duke shtuar se vendi ka një mundësi historike për të ecur drejt një të ardhmeje më të mirë.

Grupi i të drejtave të njeriut, “Amnesty International” bëri thirrje ndaj qeverisë të nisë hetimet mbi veprimet e ushtrisë. Sekretari i Përgjithshëm i “AI”, Colm O Cuanachain tha në një deklaratë për shtyp se, “militarizimi” i periudhës pas zgjedhjeve është thjesht një “frenim i lirisë së shprehjes, shoqërimeve dhe tubimeve”. Sipas tij, “popullit duhet t’i garantohet e drejta për të protestuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA