Molde konfirmoi edhe njëherë se është një kundërshtar shumë i fortë për Laçin, duke fituar edhe në shtëpinë e bardhezinjve me rezultatin 0-2, pas triumfit 3-0 në Norvegji, një javë më parë.
Norvegjezët e Solsjkaer sfiduan temperaturat e larta, që ishin diçka jo e zakontë për ta, dhe arritën të dominojnë takimin, duke fituar me lehtësi.
Nga ana tjetër, Laçi e mbyll këtu aventurën e tij në Europa League, që gjithsesi mund të cilësohet si e suksesshme, pasi arriti të eliminojë në turin e parë, skuadrën qipriote të Anorthosis.
Tashmë trajneri Besnik Prenga duhet të fillojë të mendojë për Superkupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut, në plan për t’u luajtur më 12 Gusht, në orën 19:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Vetëm pas kësaj sfide, më datë 19 do të marrë udhë edhe sezoni i ri 2018-2019, i Kategorisë Superiore, ku trajneri Prenga do të drejtojë për herë të parë një skuadër.
Top Channel