Foto ilustruese

Ajo që u dyshua si vendosje e një lënde plasëse poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të mërkure, ka rezultuar një alarm i rremë.

Forcat xheniere, që shkuan në vendngjarje për të çaktivizuar “eksplozivin” pas raportimit të ngjarjes, nuk gjetën asnjë lëndë plasëse nën automjetin tip BMW, me targa AA 895 TX, të parkuar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.

Ndërkohë, policia ka ndaluar pronarin e automjetit në qytetin e Fierit dhe e ka marrë në pyetje atë për ndonjë konflikt të mundshëm.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA